Në Klinë arrestohet një person pasi kërcënoi dhe fyeu policin

Gjatë ditës së djeshme në Klinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte fyer dhe kërcënuar një polic.

Lajme

10/12/2018 10:32

Në rrugën “Isa Boletini”, në Klinë në ora 12:20 është arrestuar një person, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti kishte fyer dhe kishte kërcënuar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/