“Në KFOR kishte edhe rusë”, Haradinaj nga UÇK-ja njerëzit më parimorë në raport me Rugovën ishim ne

Jock Covey, diplomati amerikan dhe ish-zëvendësi i kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, ka deklaruar se Ibrahim Rugova ndihej i pasigurt që të kthehej në Kosovë pasluftës. Ai gjatë dëshmisë së tij në Hagë të enjten, tha se KFOR-i besonte se Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, ishte i përfshirë në një sulm ndaj truprojave të…

Lajme

02/10/2025 22:36

Jock Covey, diplomati amerikan dhe ish-zëvendësi i kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kushner, ka deklaruar se Ibrahim Rugova ndihej i pasigurt që të kthehej në Kosovë pasluftës. Ai gjatë dëshmisë së tij në Hagë të enjten, tha se KFOR-i besonte se Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, ishte i përfshirë në një sulm ndaj truprojave të Rugovës.

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë në “Pressing” të T7 se ai dhe familja e tij kanë pasur qasjen më parimore ndaj Rugovës në UÇK.

Ai shtoi se në KFOR ka pasur edhe rusë e kinezë, duke shtuar se sikur të qeverisej Kosova vetëm nga Amerika situata do ishte ndryshe.

“Nga UÇK-ja njerëzit më parimorë në raport me presidentin Rugova kemi qenë ne, familja ime – jo me ia sulmu eskortën, por edhe me ia ruajtë shpinën e qato vlera që nuk ishin vetëm të tij, por edhe të Kosovës. Ne i kemi mbrojtur me bindje, edhe unë e Dauti. Këto janë ato pallavrat”.

“Është një dallim, sikur të na kishte qeverisë Amerika pas vitit 1999, ne jo që ishim vetëm shtet i pavarur, por të zhvillun si Zvicra. Por. UNMIK ka qenë Kina, Rusia, Afrika, përfshi krejt armiq tonë. Amerikanët e anglezët shumicën palëve tjera iu kanë mbajtur fshehtë”, ka thënë Haradinaj.