Në këto komuna të Kosovës u regjistruan rastet e reja me koronavirus

Ka shkuar në 17 mijë e 943 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Lajme

25/10/2020 15:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se nga 1 mijë e 49 testime të bëra në 24 orët e fundit, 186 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kështu duke e çuar në 17 mijë e 943 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë e Gjakovë.

IKSHPK-ja bën me dije se në 24 orët e fundit në Prishtinë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus, në Gjilan 20, në Fushë Kosovë 17 dhe në Gjakovë 15.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy persona të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i v viktimave ka arritur në 663.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 186 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!. /Lajmi.net/