Në këtë vend u rendit Shqipëria në “Eurovision 2019”

Ka përfunduar edicioni i 64-të i festivalit "Eurovision".

ShowBiz

19/05/2019 01:16

Fituesi i këtij edicioni ishte përfaqësuesi i shtetit të Holandës, Duncan Laurence, shkruan lajmi.net.

Edicioni i sivjetmë i festivalit “Eurovision” u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ishin votat e publikut ato që kanë bërë ndryshim të madh në listën e fituesve të “Eurovision”.

Në mbrëmjen finale performuan gjithsej 26 shtete, ndërsa Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.

Shqipëria mori gjithsej 43 vota nga votat e shteteve, ndërsa 47 vota nga publiku, duke bërë kështu të renditet në vendin e 18-të.

Për ndryshe, Holanda ka marrë gjithsej 492 vota përfshirë ato të publikut dhe shteteve. /Lajmi.net/