Në këtë datë lansohet kënga e re e Alban Skenderajt!

Këngëtari nga Shqipëria, Alban Skenderaj është goxha aktiv në projekte muzikore.

ShowBiz

28/06/2018 18:55

“Drejt suksesit”, është kënga e fundit e publikuar nga ai në bashkëpunim me reperin Noizyn që u prit tejet mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

E siç duket ky është vetëm fillimi për Albanin, pasi ka nisur përgatitjet e projekteve që do t’i lansojë në vijim.

“Deja vu”, është kënga e re e Albanit i cili për të gjithë fansat e tij bën të ditur se do të publikohet nesër.

“Dhe njëmijë vjet dhe njëmijë jetë i jetoj me ty, Por mos e bëj ti çdo ditë një Deja Vu, nesër…”, ka shkruar ai teksa zbulon një pjesë të këngës. /Lajmi.net/