Në këtë datë do të shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve në Prishtinë, të hënën më 26 shtator, do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023. Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij…

Lajme

24/09/2022 19:03

Qendra e Studentëve në Prishtinë, të hënën më 26 shtator, do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2022/2023.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 18 shtator 2022. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 6000 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është më datat 27 dhe 28 shtator 2022. Paraqitja e ankesave bëhet në ueb-faqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë, ndërsa shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa, njofton Qendra e Studentëve Prishtinë.