Në kërkim të parajsës

Francezi i konvertuar në Islam tregon për idealin që e ka në luftën e “xhihadit”. Sikurse luftëtarët tjerë të IS-it, Abu Mariam beson në jetën pas vdekjes dhe kërkon që të vdes si martir. 

Bota

04/10/2014 14:11

24 vjeçari nga Tolouse i Francës, Abu Mariam, ka lënë shtëpinë e tij për të shkuar në “familjen” e tij të re të xhihadistëve në veriperëndim të Sirisë.

Kur ishte i ri në Francë, ai konsumonte alkool, drogë dhe kishte marrëdhënie seksuale me femrat. Por, në moshën 19 vjeçare ai u konvertua në Islam dhe thotë se ky ka qenë vendimi më i mirë në jetën e tij.

5 vjet më vonë, ai tashmë mbanë në dorë një AK-47 dhe kontrollon malet në Siri në të ashtuquajturën luftën për Shtetin Islamik (IS).

Kur nuk kontrollon malet, thotë se gjen kohë dhe falet. Revista “Foreign Policy” ka bërë një intervistë me të.

“Tash jam në duke jetuar në mënyrën më të mirë dhe jam i kënaqur me këtë jetë. Jeta është për dinjitet dhe krenari e cila është ajo çfarë po bëjë unë.

Në fillim të vitit 2013, kur kriza siriane kishte filluar, unë kisha dëgjuar se Levanti është një vend i shenjtë, për të cilin Profeti Muhamed kishte porositur se duhet të mbrohet. Për këtë arsye unë fillimisht fluturova drejt Turqisë dhe më pas erdha në Siri”, thotë Abu Mariam.

Ai thotë se gjatë udhëtimit me vete kishte vetëm 250 euro dhe disa fotografi familjare. Hyri në kufirin sirian duke pretenduar se është një punëtorë social. Francezi me emër të ri Abu Mariam, refuzon të tregojë se si është lidhur me xhihadistët dhe nuk tregon se këto lidhje kanë qenë para se të vinte në Siri apo para se të nisej për këtu.

Abu Mariam, thotë se konflikti sirian nuk është një luftë, por është një test për besimin dhe për devotshmërinë e tij ndaj islamit. Për të xhihadi është shprehja e fundit, pastrim për besimin e tij, rrugë e cila do ta dërgojë atë në martirizim dhe do ta shpërblejë me parajsë.

“Unë thjesht po bëjë një kontribut për islamin. Unë pres që nëpërmjet xhihadit të fitojë parajsën. Për ne myslimanët parajsa është e premtuar sepse ne kemi dëgjuar fjalët e Allahut. Islami është feja e madhe dhe feja e vërtetë. Ajo përfshinë të gjitha aspektet e jetës. Ajo i jep kuptim jetës njerëzore”, thotë ai.

“Unë ja kam kushtuar gjithë jetën time xhihadit”, thotë ai. Mariam thotë se plagët e luftës nuk janë asgjë për të. “Unë vetëm po kërkoj parajsën dhe nuk ka asgjë më të mirë se kjo”.

“Unë besoj në jetën pas vdekjes. Ajo është një jetë e lumtur pranë Allahut. Martirizimi ndoshta është rruga më e shkurtër për në parajsë. Kështu më kanë thënë. Unë kam qenë dëshmitar kur miqtë e mi kanë rënë shehid (martir) dhe kam vërejtur kënaqësinë në fytyrat e tyre dhe aromën që lëshohej nga kufomat e tyre. Kjo vdekje është e ndryshme nga ajo e jobesimtarëve, armiqve të Allahut, sepse fytyrat e tyre pas vdekjes vetëm shëmtohet dhe kufomat mbajnë erë të keqe porsi derra”.

“Po ju jap një shembull, kur ra shehid miku im Abu Ahme dal-Maghrabi. Gjatë natës, deri në mëngjes, fytyra e tij ishte e qeshur dhe e ndritshme dhe trupi i tij lëshonte erë të mirë. Si mund që të dyshoni se ai nuk ka rënë shehid? E vetmja gjë që na mbetet ne, është që të vdesim në mënyrë që të shkojmë në parajsë. Ne lutemi në Allah që ai të na jep fitore dhe të arrijmë të bëhemi shehid. Ne do t’i mundim jobesimtarët, me vullnetin e Zotit kemi për ta çliruar Sirinë. Dhe një ditë, me vullnetin e Zotit, myslimanët do të fitojnë kontrollin e kësaj toke”.

I pyetur se a ishte trishtuar për vdekjen e mikut të tij, Mariam tha: “Nuk jam i trishtuar. Në të kundërtën, jam shumë i lumtur dhe kjo lumturi do të dyfishohet kur unë të bijë shehid dhe do të takohem sërish me miqtë e mi. Në dhjetë ditët e fundit, 37 bashkëluftëtarët e mi vdiqën dhe asnjëri prej tyre nuk vdiq pa buzëqeshje në fytyrë”.

Abu Mariam u shpërngul në Marok ku mësoi arabisht dhe u martua me një grua me të cilën ka një vajzë. Ai gjithashtu u martua sërish këtu në Siri me një grua tjetër. Me gruan në Marok nuk komunikon sepse thotë se nuk e lejon atë të përdorë internetin pasi që nuk ka dëshirë që dikush ta shoh atë.

Gjithsesi, ai nuk ka plane që të kthehet në shtëpi edhe nëse mbetet i gjallë pas konfliktit sirian. Por, ai thotë se nëse vdes ka dëshirë që gratë e tij të martohen sërish.

“Familja ime dhe gratë e mija duhet të jetojnë jetën e tyre edhe pas vdekjes sime. Allahu kur nuk do të heq dorë nga ne, sepse ne iu kemi përgjigjur thithjes së tij. Unë nuk dua që gratë e mija të punojnë sepse nuk dua që ato të lodhen. Ato janë mbretëresha, secila grua myslimane është një mbretëreshë. Dhe gratë e mija do të martohen pas vdekjes sime, në emër të Zotit. Ato kanë të drejtë për të bërë një gjë të tillë nëse duan”.

“Por nuk i dihet. Ndoshta Allahu do të ma mundësoj që të kthehem në shtëpinë time dhe të vdes atje”, thotë Abu Mariam.