Në Itali vriten dy gra kosovare

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e vonë të së mërkurës në lokalitetin e Peshinës, në Itali. Sipas mediave italiane, një burrë nga Kosova ka vrarë gruan dhe vajzën e tij. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, pasi gruaja ishte ndarë nga burri.

Lajme

16/10/2013 21:25

Një grua,50 vjeç dhe vajza e saj 20-vjeçare, me origjinë nga Kosova janë qëlluar për vdekje ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Pescina, në provincën L’Aquila në Itali, ku për këtë vrasje është arrestuar ish burri i gruas së ndjerë dhe babai i vajzës.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, Veli Selmanaj, 46 vjeçar, është burri i cili dyshohet se ka vrarë gruan dhe vajzën e tij. Sipas kësaj agjencie, Selmanaj dyshohet se vrau gruan, Fatimen, dhe vajzën e tij 21 vjeçare, Senaden.

Ai kishte qenë i detyruar që ndahet nga gruaja pas akuzave për sulm seksual.

Pasi ishte ndarë nga gruaja, Selmanaj kishte jetuar për një kohë në Gjermani.

Ai është arrestuar nga policia italiane në fshatin Venere di Pescina. Policia ka gjetur edhe revolen, me të cilën është kryer krimi.

Nga të dhënat e para mësohet se gruaja dhe vajza janë qëlluar me pistoletë pranë një supermarketi, ne afersi të fermës ku kishin disa kohë që punonin.

Gruaja ishte ndarë nga burri, i cili aktualisht kishte filluar punë në veri, por që kohët e fundit ishte parë në zonën ku ndodhi ngjarja, raportojnë mediat italiane.

Dyshohet se burri ka kryer krimin si hakmarrje ndaj ndarjes nga gruaja pas akuzave për sulm seksual që kishte paraqitur gruaja.