Në Itali, arrestohet biznesmeni shqiptar me 80 kg drogë (Foto)

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Varese, mbrëmjen e një dite më parë, pasi në lokalin e tij u gjetën 77 kg marijuanë.

Bota

11/06/2016 21:09

Policia ra në gjurmët e shqiptarit, rezident në Castellanza (Varese), pas një kontrolli rutinë në lokalin e blerë së fundmi nga ai. Policia e Castellanza-s zbuloi se shqiptari, i divorcuar nga një italiane, rezultonte i pa punë prej kohësh. Kjo krijoi dyshime edhe për origjinën e parave dhe karabinierët nisën të kontrollonin lëvizjet në lokalin e 36-shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Deri sa në mbrëmjen e një dite më parë, kur në lokalin e shqiptarit, policia gjeti rreth 27 kg marijuanë në 4 çanta të mbuluara me yndyrë, (mafifet që përdoret për të mos u zbuluar nga qentë e antidrogës).

Shqiptari u arrestua për posedim droge, ndërsa në banesën e tij u gjetën edhe tre kg kokainë e pastër dhe mbi 600 gr marijunë, shkruajnë mediat italiane.

5 4 3 2 1