Në Iran temperatura arrin në 73 gradë celsius

73 gradë Celsius ose 163.4 gradë Fahrenheit, është regjistruar temperatura në lokalitetin iranian të Bandar EMahshahr, në Gjirin Persik.

Bota

05/08/2015 12:23

Këtë temperaturë apokaliptike e regjistroi Weather Channel. Bandar E­Mahshahr është një lokalitet iranian me mbi 100 mijë banorë. Meteorologët thonë se as gjatë ditëve të ardhshme nuk priten përmirësime. Nëse kjo temperaturë konfirmohet zyrtarisht, dyshohet se bëhet fjalë për temperaturën më të lartë në botë të regjistruar ndonjëherë. Në vitin 2005, në shkretëtirën e Lut, në kufi me Afganistanin, temperatura arriti 70.7 gradë Celsius ose 159.26 gradë Fahrenheit.