Në Iran bllokohet edhe Instagrami

Pas YouTube, Twitter, dhe Facebook, në Iran është bllokuar edhe rrjeti tjetër social i njohur për postim të fotove, Instagram.

Bota

23/05/2014 15:11

Një gjykatë në Iran, ka urdhëruar bllokimit të rrjetit social “Instagram”, për shkak të shqetësimeve rreth privatësisë.

Mediat thanë se vendimi gjykatës i është dhënë Ministrisë së Telekomunikacionit të Iranit për të ndaluar këtë rrjet social.

Rrjetet e tilla sociale si YouTube, Twitter, dhe Facebook janë tashmë të bllokuara në Iran, edhe pse shumë iranianë përdorin serverë tjerë për të anashkaluar kontrollet, raporton REL.

Presidenti iranian Hassan Rohani, zyra e të cilit besohet të ketë llogarinë e saj në Instragram, ka premtuar më shumë shtrirje drejt Perëndimit dhe një transparencë të re në Iran.

Disa anëtarë të qeverisë iraniane në mënyrë rutinore përdorin Twitter dhe Facebook.