Në Iran 200 mijë banorë janë të varur nga alkooli

Autoritetet iraniane vlerësojnë se rreth 200.000 qytetarë të saj kanë probleme me alkoolin, përkundër faktit se bazuar në revolucionin islamik të vitit 1979, ky shtet ndalon konsumimin e alkoolit për qytetarët e tij.

Bota

10/06/2015 09:15

Irani planifikon të hapë 150 qendra rehabilitimi që do të ndihmojnë personat e varur nga alkooli, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i ministrisë së shëndetësisë, duke pranuar se ekziston një numër i madh i njerëzve në vend që konsumojnë në mënyrë të paligjshme alkool, lajmi.net.

Alireza Norouzi që udhëheq me njësinë që ndihmon personat e varur nga droga, ka bërë të ditur se 150 qendrat e reja do ti ofrojnë tretman të veçantë dhe edukativ personave që janë të interesuar të heqin dorë nga alkooli.

Në fund të vitit 2013 autoritetet patën hapur qendrën e parë të rehabilitimit  në Tehran, kurse personat që përjashtohen nga ligji i bazuar në revolucionin islamik janë minoriteti i krishterë i Iranit. (lajmi.net)