Në Irak kanë filluar të thahen lumenjtë, si pasojë e temperaturës 71 gradë Celsius

Lumenjtë në Irak, kanë filluar të thahen, pasi temperatura në vend ka arritur në 71 gradë Celsius.

Bota

04/08/2015 11:22

Barkat që kanë qenë mbi lumin Tigris, që kalon në mes të kryeqytetit Bagdad, janë parë duke qëndruar në tokë, sepse është tharë uji.

Qeveria ka kërkuar katër ditë pushim të detyrueshëm, duke këshilluar të gjithë që të rrinë brenda dhe të pinë shumë ujë, shkruan telegrafi.

Banorët po mundohen të qëndrojnë sa më shumë nëpër pishina dhe lumenj, por ka të tillë që po i kalojnë ditët në qendra tregtare, ku ka ajër të kondicionuar.

Vendi është duke përballuar edhe ndalesa të ujit dhe energjisë elektrike, si pasojë e valës së të nxehtit.

Të vetmit që po përfitojnë në këtë situatë, janë tregtarët që po shesin gjenerator dhe ventilator.