“Ne i mbijetuam luftës e ai vdiq në ShBA” – Vëllai i Burim Havollit tregon për humbjen e tij

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në një prononcim për mediat amerikane. Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.…

Lajme

14/11/2025 21:02

Blerim Havolli, vëllai i Burim Havollit, që vdiq dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur i përlotur në një prononcim për mediat amerikane.

Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.

Sidoqoftë, sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që Burim Havolli ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.

Vëllai i tij ka rrëfyer ngjarjen midis të ndjerit dhe personit të cilin e kishte konfrontuar dhe pastaj shprehu dhimbjen për mënyrën se si e gjeti vdekjen ai.

“Ne i mbijetuam luftës e ai vdiq në Shtetet e Bashkuara”, thotë në një moment Havolli.

YouTube player