Në Greqi nis debati parlamentar për marrëveshjen e emrit

Kryeministri grek, Alexis Tsipras synon sërish mbështetjen e 151 deputetëve.

Lajme

23/01/2019 12:50

Ka nisur në Parlamentin e Greqisë seanca plenare për Marrëveshjen e Prespës.

Në debatin dyditor qeveria e Alexis Tsiprasit do të përpiqet të sigurojë shumicën prej 151 deputetësh, çka sipas mediave në vendin fqinj nuk duket një mision i vështirë për kryeministrin pas votëbesimit që mori pak ditë më parë.

Marrëveshja pritet të votohet në orët e vona. Opozita greke vijon të kundërshtojë paktin për emrin e Maqedonisë, që e cilëson tradhti kombëtare, transmeton Tv Klan.

Marrëveshja e Prespës erdhi në parlamentin grek pas miratimit në komisioni e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të mërkurën.

Sakaq në sheshin Sintagma përpara Kuvendit, janë lajmëruar protesta nga grupet që kundërshtojnë paktin mes Athinës dhe Shkupit.