Në Gllogjan u përkujtua dëshmori i kombit, Agim Selmanaj /VIDEO

Sot, më 1 maj, në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan është përkujtuar dëshmori i kombit, Agim Selmanaj.

Lajme

01/05/2018 15:31

Agim Selmanaj ka rënë heroikisht më 1 maj të vitit 1999 në fshatin Ratish të Deçanit.

Në 19 vjetorin e përkujtimit të dëshmorit Agim Selmanaj në Gllogjan kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe shumë ish ushtarak, ushtarak e politikanë.

Nderime për Agimin ka bërë edhe bashkëluftëtari i tij, shoku i fëmijërisë, Daut Haradinaj. Po ashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetët Shkumbin Demaliaj, Time Kadriaj, Muharrem Nitaj, etj. /Lajmi.net/