Në gjendje të rënduar emocionale- Nëna e Hashim Thaçit pret qytetarë të shumtë për homazhe pa pasur afër djalin
Në Burojë të Skenderajt sot janë nisur thuajse të gjithë për një arsye- që të bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. E në krye të familjarëve që po presin për ngushëllime është nëna e Hashim Thaçit, Hyra Thaçi. Ajo është parë e rënduar nga dhimbja për ikjen e bashkëshortit…

Lajme
Në Burojë të Skenderajt sot janë nisur thuajse të gjithë për një arsye- që të bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
E në krye të familjarëve që po presin për ngushëllime është nëna e Hashim Thaçit, Hyra Thaçi.
Ajo është parë e rënduar nga dhimbja për ikjen e bashkëshortit nga kjo jetë, e patjetër edhe për mungesën e djalit të cilit iu pamundësua ardhja nga Haga që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait.
Familjarët e pranishëm janë përkujdesur për nënën Hyrë që të jetë e mbuluar, duke ditur se edhe gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë.
Numër i madh i qytetarëve veçse janë duke bërë homazhe në Burojë, aty ku edhe do t’i jepet sot lamtumira e fundit Haxhi Thaçit./Lajmi.net/