Në foto me Clintonin
Kryeministri Hashim Thaçi, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Enver Hoxhaj, në New York, takuan Presidentin Bill Clinton.
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili këto ditë po qëndron në SHBA, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, ka takuar sot ish Presidentin Amerikan Bill Clinton.
Bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ata kanë marrë pjesë në Konferencën “Clinton Global Initiative”.
Ministri Hoxhaj ka shpërndarë foton në Twitter, duke e quajtur takimin “inspirues.”
“Mik i vërtetë i Kosovës”, ka shkruar Ministri Hoxhaj.