Në formë falë kritikave

Kim Kardashian ka humbur në shpejtësi peshë, të cilën e kishte shtuar gjatë shtatzënisë. Falë kritikave, ylli i televizionit është duke e rikthyer formën perfekte fizike në një kohë rekorde. 33 vjeçarja e ka sjell në jetë vajzën e parë me reperin Kanye West, vogëlushen North, në muajin qershor të vitit që shkoi dhe gjatë…

ShowBiz

21/01/2014 08:05

Kim Kardashian ka humbur në shpejtësi peshë, të cilën e kishte shtuar gjatë shtatzënisë. Falë kritikave, ylli i televizionit është duke e rikthyer formën perfekte fizike në një kohë rekorde.

33 vjeçarja e ka sjell në jetë vajzën e parë me reperin Kanye West, vogëlushen North, në muajin qershor të vitit që shkoi dhe gjatë tërë periudhës së shtatzënisë ishte në shënjestër të tabloidëve, të cilët e akuzonin për peshën e akumuluar. Mirëpo, ajo ka gjetur përgjigje për kritikët, duke u rikthyer në një femër seksi, siç ishte edhe më parë.

“Kritikat më kanë ndihmuar, më kanë motivuar. Duke i lexuar gjërat më të këqija në llogari timen më kanë shpirë që të kthehem menjëherë në formë, edhe pse bën pjesë në karakterin tim që të jem aktive dhe sportive”, deklaroi Kim, duke iu përgjigjur një fansi në Twitter.

– “Ndër të tjera, jam me fat që e kam gjetur idenë Atkins. Ishte një sfidë e bukur, siç janë edhe dietat tjera, por kjo ishte më e thjeshtë, kështu që jam dobësuar pa ndonjë vuajtje të madhe”, vazhdoi ajo.

Edhe duke e parë veten në spektaklin televiziv të familjes së saj, ‘Keeping Up With the Kardashians’, ajo ka vendosur që të humb sa më shpejtë peshë.

“Është absurde, por kur e kam parë veten me gjithë ato kilogramë, kam menduar se duhet intervenuar dhe për rezultatet që duhej t’i arrija. E kam kuptuar se nuk duhej të dorëzohesha dhe se nuk duhesha të hiqja dorë nga një stil i jetës së shëndetshme”, ka përfunduar Kardashian.