Në festë me motrën e saj, Kourtney Kardashian përmes veshjes elegante ekspozon gjoksin

Kourtney Kardashian i pëlqen të ekspozojë trupin e saj në mënyra të reja.

ShowBiz

25/02/2021 09:25

Të martën në mbrëmje, 41 vjeçarja e bëri këtë gjë në daljen në një ndejë me motrën e saj Kim Kardashian, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të zezë të tejdukshme duke zbuluar reçipetat e saj por edhe pak nga gjoksi.

Kourtney dukej e mahnitshme në veshjen që përfshinte pantallona të gjera të përshtatura bukur me një rrip saten dhe këpuce.

Po ashtu, ajo mbante një çantë të vogël me ngjyrë të zezë në dorë, flokët e gjata me ngjyrë të zezë shndërruar në kaçurrela i kishte lëshuar në shpinë.

Kourtney, kishte vendosur edhe makijazh të rëndë i cili i dallohej shumë lehtë.

Theksojmë se i dashuri i saj i ri Travis Barker nuk u paraqit në ndejë ajo u shoqërua me disa miq dhe motrën.

Rikujtojmë se, Kourtney ka tre fëmijë Mason,  Penelope, dhe Reign, të cilët i ka me ishin e saj Scot Disick, i cili tani është në lidhje me modelen Amelia Hamlin.

Javën e kaluar u pohua se Kardashian nuk priste që miqësia e saj me Barker të bëhej romantike.

Ylli televiziv kohët e fundit doli në publik me romancën e saj të re , por sipas një burimi pranë bukuroshes brune, lidhja në fakt e ka zënë në befasi./Lajmi.net/