Në Ferizaj do funksionalizohet strehimorja për qentë endacakë

Në Ferizaj komunarët kanë thënë se shumë shpejt do të funksionalizohet strehimorja për rreth 40 qen endacakë. Qytetarët vazhdojnë të kërkojnë që të jetësohet ky projekt, ngase ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë. Hapësira për vendosjen dhe trajtimin e qenve endacakë, që tash e një kohë janë jashtë funksionit. Pas nënshkrimit të kontratës për tregun…

Lajme

13/10/2024 22:55

Në Ferizaj komunarët kanë thënë se shumë shpejt do të funksionalizohet strehimorja për rreth 40 qen endacakë. Qytetarët vazhdojnë të kërkojnë që të jetësohet ky projekt, ngase ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë.

Hapësira për vendosjen dhe trajtimin e qenve endacakë, që tash e një kohë janë jashtë funksionit.

Pas nënshkrimit të kontratës për tregun e kafshëve, pritet që shumë shpejt këto hapësira të funksionalizohen, në mënyrë që të vendosen këtu qentë endacakë.

“Problemi në tërësi nuk do të zgjidhet me qenët endacak sepse ka  një numër të jashtëzakonshëm të qenve endacak brenda dhe për rreth komunës sonë. Mirëpo me pikat ushqyese të cilat i kemi funksionalizuar dhe me funksionalizimin e strehimores për qenët endacak do të zbutet sadopak problemi me qenët endacak duke mos përjashtuar edhe thirrjet që do ti bëjmë për  adoptimin e qenve endacak nga qytetarët e komunës së Ferizajt”, tha për RTK, Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Ferizaj

Jo rrallëherë, qytetarët kanë qenë cak i sulmit nga qentë endacakë, të cilët kërkojnë që të zgjidhet kjo çështje.

“Sigurisht që një trajtim duhet bërë më mirë të them një zgjidhje duhet të bëhet sepse është rrezik për njerëzit dhe shtazët nuk mund të jetojnë bashkë me njerëzit jetojnë ata që dëshirojnë ti mbajnë në shtëpi, oborret dhe familjet e tyre por kështu të lihen nëpër rrugë dhe të rrezikohen fëmijët por edhe të rriturit kjo nuk është zgjidhje dhe një zgjidhje duhet patjetër duhet bërë”, tha qytetari Ramadan Hasani.

“Edhe ata e kanë një jetë sikurse që ne e kem edhe dikush duhet të përkujdeset për ta. Ferizaj e shikoni sa i bukur është i ndërtuar dhe  ka mundësi që të bëhet një strehimore”, tha qytetari Isa Bytyqi.

Kapaciteti i strehimores në vendin e përcaktuar strehon rreth 40 qenë.