Në Ferizaj, babai plagos djalin 23-vjeçar

Në Ferizaj ka ndodhur një incident i rëndë mëngjesin e sotëm.

Lajme

16/04/2019 09:21

Në mëngjesin e sotëm, në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një incident i rëndë, ku babai ka plagosur djalin e tij 23-vjeçar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në ora 07:20 dhe deri të plagosja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Tutje Gashi ka treguar se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 07:20 pas një mosmarrëveshje mes prindit dhe të birit, prindi ka shkrepur me armë zjarri dhe e ka plagosur djalin e tij 23-vjeçar në këmbë. Ndihma e parë i është dhënë viktimës dhe për momentin është në spitalin e Ferizajt dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi për lajmi.net.

Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe arma i është konfiskuar dhe për momentin janë duke vazhduar procedurat e tjera ligjore. /Lajmi.net/