Në familjen e Heroit
Hashim Thaçi vizitoi sot familjen e Heroit Enver Zymberi, i vrarë gjatë aksionit policor në pjesën veriore të Kosovës në korrik të vitit 2011. Tha se sakrifica e Enverit bëri që në Kosovë të funksionojë rendi kushtetues në tërë territorin.

Lajme
Në prag të festave të fundvitit, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar familjen e Enver Zymberit, policit të vrarë në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës.
Thaçi e ka vlerësuar kontributin e Enver Zymberit, i cili është shpallur Hero i Kosovës, duke thënë se sakrifica e tij ka bërë që sot në Kosovë të funksionojë rendi kushtetues në tërë territorin.
“Sot vizitova familjen e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, policit të rënë në krye të detyrës në aksionin e 25 korrikut 2011”.
“25 Korriku 2011 shënon ditën e bashkimit të territorit të Republikës së Kosovës. Dhembjen edhe krenarinë me familjen Zymberi do ta ndajmë gjithmonë. Sakrifica e heroit Enver Zymberit bëri që sot në Kosovë të funksionojë rendi kushtetues, në tërë territorin e Kosovës”.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi!”, ka shkruar Hashim Thaçi në Facebook.