Në eventin e Joshua-s, rrahet edhe boksieri shqiptar

Të shtunën zhvillohen disa meçe tejet interesante të boksit, me Anthony Joshua, ish-kampioni i botës që rrahet me Jermaine Franklin. Në të njëjtin event, pra në O2 Arena do të rrahet edhe boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, shkruan Lajmi.net Uldedaj nga Lezha e Shqipërisë do të rrahet me Benoit Huber, kundërshtar ky që vjen nga Sioni…

Sport

30/03/2023 15:17

Të shtunën zhvillohen disa meçe tejet interesante të boksit, me Anthony Joshua, ish-kampioni i botës që rrahet me Jermaine Franklin.

Në të njëjtin event, pra në O2 Arena do të rrahet edhe boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, shkruan Lajmi.net

Uldedaj nga Lezha e Shqipërisë do të rrahet me Benoit Huber, kundërshtar ky që vjen nga Sioni i Zvicrës dhe ka një bilanc pozitiv, me 11 meçe, 8 fitore (6 me KO) dhe 3 humbje (2 me KO).

Kurse bilanci i boksierit shqiptar në total është 15 meçe, 15 fitore (6 me nokaut).

Meçin e fundit, Uldedaj e zhvilloi në shkurt të këtij viti, me Bruno Igor Hong ku e fitoi me nokaut, luftë kjo që u zhvillua në Britani të Madhe./Lajmi.net/