Ne e kemi arritur: ISIS në Jemen publikon videon e parë, kërcënon rebelët shiitë

Shteti islamik ka deklaruar praninë e tij zyrtare edhe në Jemen, duke postuar një video, ku kërcënon me prerje kokash rebelët shiitë Huthi.

Bota

25/04/2015 20:05

Ashtu sikur edhe më parë ISIS në videon 9 minutëshe të realizuar në mënyrë profesionale, tregon dhjetëra luftëtarë të trajnuar dhe me veshje ushtarake.

Video pretendohet se është xhiruar në një shkretëtirë në afërsi të kryeqytetit Sana, transmeton lajmi.net.

aa

Xhihadistët të armatosur me kallashnikovë dhe mitraloz të rëndë pas mesazheve, shtinë edhe me armët e tyre.

Ata thanë të kenë shkuar në Jemen, me njerëz të etur për gjak dhe për t’u hakmarrë ndaj shiitëve, që t’ua kthejnë tokën e tyre sunitëve.