Në dy raste në Leposaviq sekuestrohen armë pa leje e sasi e konsiderueshme fishekësh

Dy raste të sekuestrimit të armëve pa leje kanë ndodhur vetëm dje në Leposaviq. Policia ka bërë të ditur se në mes të orës 12:30 të mesditës dhe 14:30 është arrestuar një person i dyshuar për shkak se i njëjti është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie me 12 fishekë, dhe nga një…

Lajme

01/11/2024 10:05

Dy raste të sekuestrimit të armëve pa leje kanë ndodhur vetëm dje në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se në mes të orës 12:30 të mesditës dhe 14:30 është arrestuar një person i dyshuar për shkak se i njëjti është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie me 12 fishekë, dhe nga një person tjetër njësia policore ka sekuestruar tek i dyshuari mashkull kosovar, një pushkë gjuetie me 19 fishekë.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Soçanicë, Leposaviq  31.10.2024 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është hasur nga patrulla policore me një pushkë gjuetie me 12 fishekë. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe tri pushkë dhe 197 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Bërzance, Leposaviq 31.10.2024 – 14:30. Njësia policore ka sekuestruar nga i dyshuari mashkull kosovar, një pushkë gjuetie me 19 fishekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt./Lajmi.net