Në ditën e zgjedhjeve në Kosovë, na vjen një asteroid gjigant

Asteroidi i quajtur “HQ124” ka vënë në “shënjestër” Tokën më 8 qershor dhe do të mund të vërehet përmes një teleskopi normal. Në këtë datë, një asteroid me dimensione jo të vogla do t’i kalojë tangjent planetit tonë.

Bota

27/05/2014 00:57

Sidoqoftë nuk ka vend për alarm, sepse ky objekt qiellor sipas astronomëve nuk mund të përbëjë kërcënim për njerëzimin. Ky fenomen mund të shikohet për disa ditë vetëm falë një teleskopi normal.

I zbuluar më 24 prill të këtij viti nga shkencëtarët e laboratorit “Propulcion” të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, si dhe nga NASA, asteroidi ka një diametër mes 500 dhe 1,000 metrave.

Ky shkëmb hapësinor po drejtohet nga Toka me një shpejtësi rreth 14 km në sekondë. Kalimi i tij duhet të ndodhë në një distancë prej 1,470,000 kilometra nga sateliti ynë, transmeton gazeta Shekulli.