Në ditën e Shën Valentinit, Setien i shprehet Barcelonës

Quique Setien ka shprehur dashurinë e tij të madhe për skuadrën e Barcelonës.

Sport

14/02/2020 17:01

Në ditën e Shën Valentinit, trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë disa deklarata mjaft interesante.

Trajneri i katalanëve ka tregaur për lidhjen e tij emocionale me skuadrën ‘Blaugrana’,  duke habitur të gjithë.

“Jam duke pasur një aferë dashurie me këtë skuadër të Barcelonës” ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Të qenurit këtu më jep kënaqësi të madhe, sikur kur takoj gruan time” ka shtuar tutje trajneri.

Setien është treguar një romantik i vërtetë me skuadrën e tij, në ditën e Shën Valentinit. /Lajmi.net/