lajmi.net

Në ditëlindjen e saj, fejohet Edita Sopjani

Është fejuar këngëtarja Edita Sopjani.

ShowBiz

15/11/2019 22:46

Edita Sopjani përmes disa fotografive në rrjete sociale ka bërë të ditur se sot është fejuar, shkruan lajmi.net.

Ajo postoi një fotografi, në të cilën tregoi unazën e fejesës dhe në mbishkrimin e saj shkruan “Dhe unë thashë po”.

Propozimi për fejesë, Editës iu bë surprizë nga partneri, njëherësh edhe si dhuratë ngaqë ajo sot feston ditëlindjen.

Për ndryshe, Edita Sopjani tash e një kohë është duke punuar si prezantuese në Radio Televizionin e Kosovës. /Lajmi.net/

LM