Në cilat qytete zvicerane paguhet më mirë?

Punëtorët në kryeqytetin zviceran janë me fat, të paktën kur është fjala për pagat. Në asnjë qytet tjetër punëtorët zviceranë nuk janë të kënaqur me llogarinë e tyre bankare në fund të muajit sesa në Bernë.

Bota

02/03/2017 11:06

Kështu tregon një studim i ri i platformës Kununu, citon “Blick”. 8842 pjesëmarrës kanë treguar se sa janë të kënaqur me pagat e tyre. Janë marrë parasysh gjashtë qytetet më të mëdha në pjesën gjermanofolëse në Zvicër,  përcjell albinfo.ch.

Berna është në krye, ndërsa autorët e studimit e shpjegojnë me faktin se ka shumë kompani nga mbarë vendi, si SBB, Posta apo Swisscom që i kanë selitë e tyre në kryeqytet. Përveç kësaj, Berna është qendra administrative e Zvicrës.

Pas Bernës vjen St. Gallen (3.67 pikë), Luzern (3.52), Cyrih dhe Winterthur (për 3.42). Në fund vjen Bazeli (3.40).

Një shpjegim i detajuar i rezultateve nuk është dhënë në analizën e Kununu-s.
Platforma ka vlerësuar jo vetëm pagat, por edhe faktorë të tjerë.