Në Çeki nis nënshkrimi i peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Në Republikën e Çekisë sot ka nisur nënshkrimi i një peticioni, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Lajme

12/02/2018 13:43

Në Pragë, qytetarët tashmë kanë nisur të japin nënshkrimet, shkruan Vecernji Novosti, përcjell Klan Kosova.

Pos peticionit, më 17 shkurt – në ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Pragë do të organizohet një protestë për të njëjtin qëllim.

Ndër nënshkruesit e parë të peticionit ka qenë, Jan Kavan, ish ministër i Jashtëm, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Iniciuesit e peticionit i kanë bërë ftesë edhe presidentit Milos Zeman që ta nënshkruajë atë.