Në bulevardin e kryeqytetit në Tiranë, besimtarët kryen faljen e Bjaramit

Edhe në Shqipëri besimtarët myslimanë kanë nisur që herët sot ditën festive të Fitër Bajramit.

Lajme

05/07/2016 08:13

Falja e madhe e Bajramit është bërë në orën 06:09 minuta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, në Tiranë,ku morën pjesë shumë qytetarë.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi u shpreh se dita e sotme është një ditë e shënuar për të gjithë besimtarët, dhe kjo ditë festë shënohet si ditë falënderimi ndaj Zotit.