Në Bruksel do të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe
Ivica Dacic tha se në dialogun e ardhshëm do të flitet për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe të Kosovës. FAK’un e quajti formacion në kundërshtim me rezolutën 1244. Tha se shumë qytetarë po shpërngulen nga Lugina e Preshevës por nuk dha arsye pse.

Lajme
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic gjatë qëndrimit në Medvegjë, ka deklaruar se në raundin e ri të bisedimeve në Bruksel do të diskutohet për formimin e Unionit të Komunave serbe të Kosovës.
Dacic, duke folur për Forcat e Armatosura të Kosovës, ka thënë se ato formacione janë në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB’së. Ka thënë se në sesionin e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit do të diskutoj edhe për këtë gjë.
“Pas krijimit të këtyre forcave në Kosovë, sigurisht tani ka reagime, që duhet edhe në Veri të Kosovës krijimin e forcave të armatosur, por këto tema janë që i duhet diskutuar ,”tha Dacic, raporton “Presheva jonë”.
Dacic ka vizituar sot Medvegjën pasi që po merrte pjesë në inaugurimin e një fabrike të re. Duke qenë se ishte në Luginë ai nuk mbeti pa përmendur edhe shqiptarët e atjeshëm dhe daljen e tyre në zgjedhje.
Ai pranoi për fenomenin e shpërnguljes së shqiptarëve nga ato troje, por nuk hyrë në detaje se për çfarë shkaqesh po shpërngulen ata.
“Lugina e Preshevës si pjesë e Serbisë po ballafaqohet viteve te fundit me papunësi dhe kriza ekonomike. Është me rëndësi të madhe që fabrika u hap në mjedis etnikisht të përzier”.
“Dekadave të e fundit, njerëzit shpërngulen me të madhe nga Medvegja”, tha Ivica Dacic, transmeton “Presheva jonë”.