Në Australi kapet peshkaqeni 6 METRA i gjatë |FOTO|
Fotot të cilat parqitën pamje tmerruese të peshkaqenit me gjatësi gjashtë metra u publikuan në facebook, momente pasiqë peshkatari e kishte tërhequr atë në anijen e tij të peshkimit, ngjarja kishte ndodhur në Lennox Head, një nga destinacionet më të njohura për sërf në Australi.

Fun
Dy fotot e peshkaqenit tigër, i cili tashmë ishte i vdekur dhe gjatësia e të cilit ishte më shumë se gjashtëmetra kishin filluar të shpërndaheshin nëpër facebook nga peshkatari Geoff Brooks i cili rrëfente se grabitqari i stërmadh kishte rënë rastësisht në grepin e tij, pasiqë ai kishte qenë duke peshkuar për një lloj tjetër peshkaqeni shumë më të vogël, ai më vonë e kishte dorëzuar atë tek autoritetet e marinës, por kishte kërkuar që nofullën e tij ta merrte si suvenir. /lajmi.net