Në Angli tallen me Xhakën pasi tifozi ia puthi këmbën në ‘Fadil Vokrri’

Granit Xhaka dhe Milot Rashica kanë zhvilluar një ndeshje miqësore humanitare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Sport

18/06/2019 19:46

Ndeshja e cila përfundoi 4:4, dhuroi emocione të mëdha, me protagonist nga sporti dhe arti të ftuar për të luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

Sigurisht që një nga momentet kryesore ishte edhe hyrja në fushë e një tifozi në fushë, që vrapoi në drejtim të Xhakës, ku edhe ia puthi këmbën yllit të Arsenalit.

Ky veprim i tifozit ka bërë jehonë deri në Angli.

Tifozët e futbollit në Angli kanë shkuar aq larg, sa që një prej tyre ka komentuar në rrjetet sociale duke thënë se Xhaka e ka paguar tifozin për këtë veprim.

Një tjetër ka thënë se ky tifoz ka qenë i skuadrës kundërshtare./Lajmi.net/