Në aktivitetin e 10 shkurtit mungojnë ‘rebelët’ dhe Shpend Ahmeti, shkon Agim Bahtiri /FOTO

Në vazhdën e aktiviteteve në shënimin e demonstratës së 10 shkurtit 2007, Lëvizja Vetëvendosje sot në Prishtinë mbajti tribunë me temën “Pavarësia nga Pakoja e Ahtisaarit: Kufizimet dhe pasojat”.

Lajme

10/02/2018 22:48

Në këtë tribunë folën Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

As në këtë ngjarje, siç kishte ndodhur edhe në homazhet për të rënët e 10 shkurtit, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, munguan deputetët kundërshtar të Albin Kurtit në krye me Dardan Molliqajn dhe Visar Ymerin.

Në këtë tribunë nuk u pa as Shpend Ahmeti, i cili ende ka mbetur pa u pozicionuar se në cilin krah është, shkruan lajmi.net.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri (AKR), por jo zyrtar të partive tjera.

Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti foli për kritikën e Lëvizjes Vetëvendosje! ndaj Pakos së Ahtisaarit dhe konsekuencave të mëpastajme që prodhoj ajo.

Vetoja e shumica e dyfishtë në institucione, decentralizimi mbi baza etnike, eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve, betonimi i sundimit ndërkombëtarë dhe pjesëmarrja në borxhin e jashtëm të Serbisë ishin padrejtësitë që cungojnë lirinë dhe sovranitetin si dhe pamundësojnë zhvillimin normal të shtetit të Kosovës.

“Neni 1.2 i kësaj pakoje, Kosovën e definonte si shumësi të komuniteteve, pra shqiptarët dhe serbët i konsideronin komunitete. Edhe pse shqiptarët janë mbi 90% kurse serbët përbëjnë vetëm 6%.Më tej, neni 1.6, thoshte që gjuhë zyrtare në Kosovë është edhe shqipja edhe serbishtja. Kjo është shumë më shumë për serbët sesa për shqiptarët ta zëmë në Maqedoni, se lëre më për ata në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Neni 1.8, nuk e lejonte kërkesën për bashkim me ndonjë shtet apo pjesë të një shtetit tjetër, pra kufizim drastik për Kosovën nga jashtë i vetëvendosjes së jashtme për popullin dhe sovranitetit të jashtëm për shtetin. Neni 1.10 i Pakos tregon se në Kosovë do të sundojë bashkësia ndërkombëtare e jo populli dhe Qeveria e saj, për të qenë më keq se kaq po ashtu në këtë nen parashihet që Kosova t’i bëj ftesë bashkësisë ndërkombëtare për këtë gjë! Pra, ejani dhe na sundoni!”, tha Kurti. /Lajmi.net/

kurti1 kurti2 kurti3 kurti4 kurti5 kurti6 kurti7 kurti8 kurti9 kurti10 kurti11 kurti12