Në aksident trafiku humb jetën specialisti i krimeve të renda (Foto)

Rrapo Xhavarra, specialist në sektorin e krimeve të rënda në policinë e Gjirokastrës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor pasi makina tip Renaul, më të cilën udhëtonte, përfundoi jashtë rruge.

Lajme

06/08/2015 12:29

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:30 në aksin Gjirokastër-Subash në afërsi të ish-repartit ushtarak Grehot. Shkak i aksidentit ishte shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, raporton Vizion plus.

Ndërkohë pasditet e së mërkurës, një tjetër aksident u regjistrua në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Viktime e aksidentit mbeti ish-kreu i Omonia-s.

Theodhori Bezhani udhëtonte me makinën e tij kur si pasojë e shpejtësisë së madhe doli nga rruga. Bezhani mbeti i vdekur ne vend nga aksidenti.

2 1

Vetura e Rrapo Xhavarras pas aksidentit