Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët

10 shtatori i vitit 2012 shënon përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj aleatëve për mbështetjen. “10 shtatori 2012 ishte kur përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe neve na u besua plotësisht progresi si vend i pavarur dhe demokratik. Është shënuar dita…

Lajme

10/09/2024 23:24

10 shtatori i vitit 2012 shënon përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj aleatëve për mbështetjen.

“10 shtatori 2012 ishte kur përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe neve na u besua plotësisht progresi si vend i pavarur dhe demokratik. Është shënuar dita kur aleatët tanë ndërkombëtarë u konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelet e veta institucionale për të çuar përpara”, shkroi Kurti në “X”.