Ndryshon vendimi, Prishtina ndeshjen e ardhshme e luan me tifozë

Klubit të Prishtinës i është zbutur dënimi, nga dy ndeshje pa tifozë, në një. Pas incidentit në ndeshjen e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës, në mes Prishtinës dhe Ballkanit, kryeqytetasit janë dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 1200 eurove. Por, sot Komisioni për Ankesa i kanë zbutur atyre dënimin, kështu…

Sport

23/09/2022 17:13

Klubit të Prishtinës i është zbutur dënimi, nga dy ndeshje pa tifozë, në një.

Pas incidentit në ndeshjen e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës, në mes Prishtinës dhe Ballkanit, kryeqytetasit janë dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 1200 eurove.

Por, sot Komisioni për Ankesa i kanë zbutur atyre dënimin, kështu ekipi i Ismet Munishit ndeshjen e radhës e në stadiumin “Fadil Vokrri”, e luajnë me prani të shikuesve.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika  C të Rregullores Disiplinore ndaj FC “ Prishtina” , merret masë lehtësuese zhvillimin e  vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC “ Prishtina “  ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin “ Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesëve. Masa tjetër e denimit me gjobë prej 1200 euro mbetet në fuqi”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/