Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës së Kosovës
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e radhës kampionale. Pas pushimit dyjavor për shkak të kombëtareve, elita e futbollit kosovar rikthehet me ndeshjet e xhiros së 27-të, shkruan lajmi.net. Ballkani dhe Gjilani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë. Tri përballje të kësaj jave do…

Sport
Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e radhës kampionale.
Pas pushimit dyjavor për shkak të kombëtareve, elita e futbollit kosovar rikthehet me ndeshjet e xhiros së 27-të, shkruan lajmi.net.
Ballkani dhe Gjilani do ta zhvillojnë ndeshjen kryesore të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Tri përballje të kësaj jave do të zhvillohen ditën e shtunë, ndërsa dy tjera të dielën, me një orar të ri, për dallim nga ndeshjet e kaluara.
Takimet e Superligës së Kosovës nga kjo javë do të luhen me fillim nga ora 15:00, ndërsa më parë janë luajtur dy orë më herët.
Çiftet dhe orari i plotë:
E SHTUNË:
Ballkani 15:00 Gjilani
Llapi 15:00 Malisheva
Prishtina 15:00 Trepça ‘89
E DIEL:
Drita 15:00 Drenica
Dukagjini 15:00 Ferizaj
/Lajmi.net/