Ndryshon Barcelona

Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano, thotë se filozofia në klub ka ndryshuar pas ardhjes së Luis Enriques në postin e trajnerit, në vend të Gerardo Martinos.

Sport

11/09/2014 15:39

Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano ka lavdëruar trajnerin e ri Luis Enrique dhe beson se klubi ka ndryshuar filozofinë nën drejtimin e strategut të ri.

Enrique u emërua në postin e trajnerit pas largimit të Gerardo Martinos dhe Adriano nuk dyshon se ish mesfushori i gjigantit katalan është njeriu i duhur për të udhëhequr ekipin.

“Filozofia ka ndryshuar shumë me Enriquen. Ai ka karakter të veçantë dhe kjo është një gjë e mirë për ne”, deklaroi Adriano për faqen zyrtare të Barcelonës.

“Tani jemi më shumë të përqendruar tek niveli fizik. Ndryshimet tregojnë se për çfarë trajneri bëhet fjalë. Ai gjithmonë kërkon më tepër prej nesh, dhe kjo na jep vetëbesim. Enrique e njeh klubin mirë dhe ky është edhe një tjetër element pozitiv”, u shpreh braziliani.