Ndryshojnë kuotat për titullin e kampionit në NBA – Clippers favoritët

Lëvizje të mëdha kanë ndodhur mbrëmë në afatin kalimtar të NBA, duke bërë që edhe favoritët për titullin e kampionit të ndryshojnë.

Sport

06/07/2019 23:54

Lëvizja e papritur e Kawhi Leonard dhe Paul George që të bashkohen tek Los Angeles Clippers ka befasuar NBA.

Me kalimin e dyshes në Los Angeles, tashmë Clippers shihen si favoritët për titullin e kampionit.

Ndërkaq, dyshja nga rivalët lokal të LA Lakers, LeBron James dhe Anthony Davis mbesin në pozitën e tretë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell kuotat për favoritët e edicionit të ardhshëm.

Clippers : +275

Bucks: +400

Lakers: +400

76ers: +700

Warriors: +1000

Rockets: +1500 /Lajmi.net/