“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia përmend me video dy premtime të Kurtit për sportin që nuk u realizuan

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Kurti dëgjohet duke dhënë premtime për qendër multifunksionale me stadiumin nacional si pjesë të saj dhe programin intensiv për të mbështetur shkollat e sportit. “Para të gjithë sportistëve dhe sportdashësve të Republikës, zotohem se do e trajtojmë sportin si prioritet shtetëror. Afër kryeqytetit do…

Lajme

03/11/2024 20:41

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Kurti dëgjohet duke dhënë premtime për qendër multifunksionale me stadiumin nacional si pjesë të saj dhe programin intensiv për të mbështetur shkollat e sportit.

“Para të gjithë sportistëve dhe sportdashësve të Republikës, zotohem se do e trajtojmë sportin si prioritet shtetëror. Afër kryeqytetit do të ndërtojmë qendrën më të madhe multifunksionale, pjesë e së cilës do të jetë edhe stadiumi nacional si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht shkollat e sportit, me theks edukimin sportive të moshave të hershme”, dëgjohet duke thënë Kurti.

Abdixhiku ka thënë që këto premtime të Kurtit nuk janë realizuar, derisa ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm.

“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”