Ndryshimi i Zidanes në 9 javë e gjysmë

Real Madrid njoftoi kthimin e Zinedine Zidane në klub 11 ndeshja pa përfunduar sezoni, por ka pasur një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e francezit në dhomën e zhveshjes që nga ardhja e tij.

Sport

22/05/2019 10:01

46-vjeçari duket më pak i gatshëm të komunikojë me lojtarët dhe i qetë për të zgjidhur disa çështje me lojtar të caktuar, gjë që mund ta ndihmojë atë në marrjen e vendimeve të rëndësishme këtë verë.

Megjithëse ardhja e tij u mirëprit me një optimizëm të caktuar, vetëm disa lojtarë arritën të rimarrin formën e tyre nën drejtimin e Zidane, ndërsa të tjerët që pritej të rriteshin, nuk arritën ta rrëmbenin këtë mundësi, përcjell lajmi.net.

Menaxhimi i rasteve të Vinicius Junior dhe Marcelos gjithashtu kanë ngritur pyetje gjatë javëve të fundit.

Braziliani ishte i etur për të rimarrë veten më herët se sa pritej nga lëndimi i tij dhe për të fituar më shumë kohë duke luajtur me Zidanen përpara Kupës së Amerikës këtë verë, që në fund doli të mos ishte pjesë e skuadrës së Tite, ndërsa bashkëatdhetari i tij [Marcelo] i ri-futur në formacionin startues, pavarësisht se Sergio Reguilon ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit këtë sezon.

Pasi u la jashtë skuadrës së Spanjës U21 për Kampionatin Evropian, mbrojtësi i majtë i Realit pritet të largohet nga Los Blancos këtë verë.

Ndërkohë, trajneri francez shprehu zhgënjimin e tij me performancën e lojtarëve kundër Rayo Vallecano, dhe ai iu referua Gareth Bale si e kaluara e ekipit pas humbjes 2-0 ndaj Real Betis të dielën e kaluar.

Ai gjithashtu ka lejuar disa lojtarë të dinë se e ardhmja e tyre qëndron larg nga Santiago Bernabeu pasi sezonin e ardhshëm Real Madridi do të jetë tërësisht ekipi i Zidane. /Lajmi.net/