Ndryshimet tek Barcelona, shkarkohet Garcia Pimienta

Barcelona ka shkarkuar trajnerin e skuarës B, Francisco Javier García Pimienta.

Sport

11/06/2021 12:27

Barcelona ka nisur ndryshimet në klub duke shkarkuar trajnerin e Barcelona B, Francisco Javier García Pimienta, i cili njëherësh ishte trajner edhe i grupmoshave të reja, shkruan lajmi.net.

Bashkë me Pimientan janë shkarkuar edhe Aureli Altimira dhe Alex Garcia, që u angazhuan me grupmoshat e reja.

Laporta ka konfirmuar shkarkimin e tyre, duke deklaruar se klubi po pëson ndryshim rrënjësor dhe duhet të nisur nga themeli./Lajmi.net/