Ndryshime në listën e Zvicrës: Ftohet Uran Bislimi, futbollisti që refuzoi Kosovën dy herë

Përfaqësuesja zvicerane e futbollit ka njoftuar për disa ndryshime në listën e përzgjedhit Murat Yakin për ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023. Grumbullimit të “Helvetikëve” i është bashkuar Uran Bislimi, futbollisti që dikur përfaqësonte Kosovën, por që më pas kishte refuzuar ftesën e “Dardanëve”, shkruan lajmi.net. Sulmuesi Embolo është…

Sport

09/06/2023 10:29

Përfaqësuesja zvicerane e futbollit ka njoftuar për disa ndryshime në listën e përzgjedhit Murat Yakin për ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023.

Grumbullimit të “Helvetikëve” i është bashkuar Uran Bislimi, futbollisti që dikur përfaqësonte Kosovën, por që më pas kishte refuzuar ftesën e “Dardanëve”, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Embolo është jashtë për shkak të një lëndimi, ndërsa është ftuar Seferoviq dhe Bislimi.

“Breel Embolo është jashtë për shkak të lëndimit. Haris Seferovic dhe Uran Bislimi janë të rinj në skuadër” – thuhet në njoftimin zyrtar të zviceranëve.


Në grumbullimin e Kosovës për kualifikimet e Evropianit në muajin mars, menaxheri i Kombëtares kosovare kishte bërë të ditur se Uran Bislimi e kishte refuzuar ftesën e Kosovës dy herë.

“Uran Bislimi e kishte konfirmuar ardhjen për ndeshjet e marsit, por më pas e refuzoi Kosovën për herë të dytë brenda pak muajsh. Në shtator na kishte refuzuar me arsyetimin duke ia gjuajtur topin klubit të tij, Luzern. Në nëntor erdhi, ndërsa tash na refuzoi përmes klubit të tij, nuk kishte as guxim e as respekt për të na kumtuar lajmin e refuzimit. Ne ia kishim siguruar edhe biletën e udhëtimit. Por, klubi i tij na tha se lojtari nuk dëshiron ta djeg mundësinë për ta përfaqësuar vendin tjetër tek i cili ka nënshtetësi, Zvicrën. Por, nëse ai e ka këtë dilemë, mund të luajë për Zvicrën pasi Kosova më nuk është opsion për Bislimin”, ishte shprehur Shala në konferencën për media të mbajtur në muajin mars./Lajmi.net/