Ndryshime në formacionin e Man Utd – ylli i skuadrës dëmtohet gjatë përgatitjeve të fundit

Ole Gunnar Solskjaer po përballet me kokëçarje qysh para fillimit të derbit kundër Liverpool.

Sport

20/10/2019 17:19

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, kur lojtarët po testonin për herë të fundit fushën e ‘Old Trafford’ para fillimit të ndeshjes, Axel Tuanzebe ka pësuar një lëndim.

Raportimet e medieve britanike bëjnë të ditur se Marcos Rojo do të zë vendin e tij në formacionin startues, transmeton lajmi.net.

Phil Jones do t’i bashkohet skuadrës gjithashtu, por do të jetë në bankën rezervë. /Lajmi.net/