Ndryshe nga bashkëpartiakët deputeti i VV-së rrah tavolinën dhe lëshon sallën, kur votohet projektligji për pagën minimale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ishte sot kundër vendimit të Grupit të tij Parlamentar për miratimin e pagës minimale ku nuk përfshihen veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

14/06/2022 13:54

Ai protestoi duke e rrahur tavolinën, e më pas e lëshoi edhe sallën.

Nën thirrjet “marre” të deputetëve të opozita, është miratuar në parim projektligji për pagën minimale ku 68 deputetë morën pjesë në votim, por pati gjashtë abstenime dhe asnjë votë kundër.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se të gjitha debatet kanë përfunduar për këtë çështje dhe se s’do t’i kthehen edhe njëherë.

“Kishte me qenë shumë e mençur dhe profesionale edhe llogaridhënëse që ky ligj të tërhiqet prej ministrit Murati dhe të ulemi dhe diskutojmë ndërlidhjen dhe votimin që e kemi bërë për skemën sociale dhe të ecim tutje. Kjo është një kërkesë legjitime dhe minimale për gjitha debatet që i kemi pas. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë pozicion opozitar dhe politik, por me koncept të aspektit të pagës minimale dhe reformës sociale”, tha ai./Lajmi.net/