Ndriçohet qyteti i Napolit, pas shpalljes kampion në Serie A

Napoli ka fituar titullin e tyre të parë në Serie A në 33 vjet. Djemtë e Luciano Spallettit siguruan një barazim 1-1 me Udinese të enjten, duke fituar titullin e tretë në historinë e ‘Partenopeit’. Herën e fundit që ata u kurorëzuan kampionë të Serie A ishte në 1989-90 gjatë epokës së Diego Maradonas. Mbi…

Sport

05/05/2023 09:25

Napoli ka fituar titullin e tyre të parë në Serie A në 33 vjet.

Djemtë e Luciano Spallettit siguruan një barazim 1-1 me Udinese të enjten, duke fituar titullin e tretë në historinë e ‘Partenopeit’. Herën e fundit që ata u kurorëzuan kampionë të Serie A ishte në 1989-90 gjatë epokës së Diego Maradonas.

Mbi 10,000 tifozë të Napolit udhëtuan në ‘Dacia Arena’ në Udinese, ndërsa 50,000 të tjerë i ndoqën ndeshjet në ‘Stadio Maradona’ dhe shpërthyen nga gëzimi pas bilbilit të fundit. Mes tyre ishte edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili nuk kishte udhëtuar me ekipin në Udine.

Festimet në kryeqytetin e Kampanisë nisën në momentin e përfundimit të ndeshjes.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin e ndriçimit të qytetit: