Ndodhë edhe kjo, Dortmundi harron Hummelsin në Koln pas ndeshjes

Një çudi ka ndodhur në Bundesliga.

Sport

08/04/2021 21:31

Zëvendës-kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels, është harruar nga skuadra pas ndeshjes ndaj Koln, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e 20 marsit në kuadër të xhiros së 26-të të Bundesligës, në një ndeshje që përfundoi 2-2 në udhëtim tek skuadra Koln.

Sipas “Bild”, Hummels ishte harruar nga skuadra që kishin vazhduar për në Dortmund me autobusin e skuadrës.

Gjermani ishte detyruar të marrë një autobus vetëm në mënyrë që të rikthehej në qytet.

Një burim për “Bild” tha: “Askush në autobus nuk u kujtua për mungesën e tij, kështu që vazhduam udhëtimin”./Lajmi.net/